Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përballimi i pandemisë në Kosovë, Morina: Ndihmesë, mosha e re e popullsisë

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 14:09 | Kosova
Përballimi i pandemisë në Kosovë, Morina: Ndihmesë,

Arbër Morina, kirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës foli në A2 për situatën nga koronavirusi në Kosovë, duke u shprehur se menaxhimi ka qenë i duhuri, ndërsa parashikimet kanë qenë për një numër më të lartë të personave të prekur.

“Ne e kemi menaxhuar mirë situatën. Kishim parashikuar një numër shumë më të madh infeksionesh dhe vdekjesh. Kemi përfituar shumë për shkak se Kosova ka një popullsi të re, por edhe menaxhimi i situatës deri tani ka qenë i duhuri. Ekspertët kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë si kurrë më parë. Identifikimi në kohë i të prekurve ka bërë që vatrat të izolohen në kohën e duhur”, u shpreh Morina.

Sa i përket humbjes së jetës së një gruaje shtatzënë, ai theksoi se vuante nga sëmundje të tjera. “Zonja ka qenë shtatzënë dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera kronike dhe prandaj nuk ka mundur ta përballojë infeksionin”.

https://a2news.com/2020/04/21/e-rende-ne-kosove-shtatzena-humb-jeten-nga-koronavirusi/

Për numrin e testimeve në Kosovë, mjeku u shpreh se i rëndësishëm është gjurmimi i rasteve. “Nuk mund të them se numri ka qenë i ulët. Testimet bëhen duke u bazuar në disa kritere, kanë shenja klinike dhe vijnë nga zonat e prekura, këta testohen të parët. Nuk kemi vuajtur nga mungesa e testeve dhe aktualisht jemi të mirëfurnizuar”.

Deri këtë të martë, në Kosovë janë konfirmuar mbi 500 të prekur, nga të cilët 16 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 93 janë shëruar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani