Përfunduan karantinën në Korçë, dalin nga hoteli 35 emigrantët e Kapshticës

Përfunduan karantinën 14-ditore 35 shtetasit shqiptarë, të cilët u mbajtën për katër ditë në qiell të hapur, në zonën neutrale në doganën e Kapshticës, pasi fillimisht autoritet refuzuan të lejonin kalimin e tyre, për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia e koronavirusit.

Disa prej emigrantëve shqiptarë që punonin punë sezonale në Greqi patën edhe probleme shëndetësore, por tani që rifituan të drejtën e daljes pas 14 ditësh karantinimi në një hotel në Korçë, nuk harruan të falënderonin qeverinë dhe strukturat shëndetësore. Pagesat për qëndrimin dhe ushqimin e tyre në hotel i pagoi Këshilli Koordinues i Diasporës.