Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Problemet me shëndetin, presidenti Thaçi rikthehet në spital

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 14:13 | Kosova
Problemet me shëndetin, presidenti Thaçi rikthehet në spital

Zyra e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi është rikthyer mesditën e së martës në Klinikën e Urologjike të Qendrës Klinike Universitare për të vazhduar terapinë e rekomanduar nga mjekët për problemet në veshka.

Sipas Presidencës, gjendja shëndetësore e presidentit Hashim Thaçi është e qëndrueshme dhe në monitorim të vazhdueshëm.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani