Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rënia e çmimit të naftës nuk reflektohet njëlloj në tregun vendas

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 20:57 | Ekonomi
Rënia e çmimit të naftës nuk reflektohet njëlloj

Rënia e fortë e çmimit të karburanteve në botë për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk është reflektuar njëlloj edhe në tregun vendas. 

Nga një vëzhgim në pikat e karburanteve në kryeqytet, një litër naftë tregtohet me rreth 158 lekë dhe po në të njëjtat nivele edhe benzina. Çmimi ka rënë me rreth 15 lekë me periudhën përpara pandemisë, por ende konsiderohet i lartë me rëniet e forta që ka pësuar së fundmi. 

Të pakënaqur janë edhe drejtuesit e mjeteve, ata të paktë që mund të lëvizin në këtë periudhë pandemie. Pranojnë rënien e çmimeve, por në kushtet kur ekonomia e tyre është dobësuar, ato mbeten sërish të larta si më parë. 

Sipas Global Petrol Prices, Shqipëria renditet si një nga vendet me çmimet më të shtrenjta të karburanteve në rajon dhe në botë, me një nivel prej rreth 1,45 euro për litër. 

https://a2news.com/2020/04/20/nafta-amerikane-thyen-rekord-arrin-vlere-negative-kompanite-te-paguajne-qe-tu-marresh-naften/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani