Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shano: “Shisni jahtet”, retorikë marksiste-leniniste. Edhe sikur të duan nuk i shesin dot tani

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 11:02 | Ekonomi
Shano: “Shisni jahtet”, retorikë marksiste-leniniste. Edhe

Ekonomisti Dritan Shano e quajti një retorikë marksiste leniniste thirrjet e autoriteteve publike ndaj më të pasurve, për të përballuar pandeminë dhe krizën ekonomike që ajo solli, duke hequr dorë nga asetet e tyre. Flitet për jahtet e pronarëve, makinat e tyre të shtrenjta, me disa nota pothuajse revolucionare. Por çfarë është në thelb ky mesazh dhe sa i zbatueshëm është ai në praktikë?

“Kjo është një retorikë e denjë për Leninin dhe Stalinin. Më vjen në mendje një batutë e Leninit, i cili thoshte që “liria është e shtrenjtë, prandaj duhet dhënë me racion”. Pra, kemi luftën e klasave, që ne shqiptarët e njohim aq mirë”, tha Shano, i ftuar në “Dita jonë”.

“Këto batuta që u drejtohen njerëzve që kanë jahte, që kanë Bentley, që edhe sikur të duan t’i shesin, nuk kanë kujt t’ia shesin, nuk do ta blinte njeri. Kjo është manipulative. Sepse çështja është si e bënë Bentley-n në radhë të parë, dhe e bënë saktësisht në bashkëpunim me Ramën dhe Veliajn. Dhe për të fshehur këtë bashkëpunim, bëhet kjo batutë për të krijuar një distancë retorike me këta njerëz. Por ndërkohë shumica e atyre që kanë jahte e Bentley, i kanë bërë me paratë publike”.

Ekonomisti i njohur u ndal edhe te amnistia fiskale, një tjetër nismë që pritet të miratohet në Parlament. “Shqiptarët që kanë punuar për vite në emigracion, i kanë legalizuar marrëdhënien me shtetin ku ndodhet. Nuk kanë nevojë për të amnistuar paratë. Edhe ndonjë që punon në të zezë gjatë verës, paratë i fut te çorapja, nuk ka nevojë t’i fusë nëpër banka dhe të paguajë përqindjet që i kërkohen. Ky është një mekanizëm në shërbim të atij grupi trafikantësh dhe oligarkësh që i kanë shërbyer pushtetit dhe presin të marrin lehtësira fiskale në formë ligjore. Shumica e këtyre parave gjenden në Shqipëri”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë