Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkelën karantinën, ndëshkohen me 700 mijë lekë 3 punonjës fasonerie

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 10:44 | Aktualitet
Shkelën karantinën, ndëshkohen me 700 mijë lekë 3

Tre punonjës fasonerie në Krujë janë ndëshkuar me 700 mijë lekë gjobë, pasi kanë shkelur karantinimin e detyrueshëm.

Masat janë marrë ndaj shtetasve Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë; O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë; A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë.

Sipas policisë, këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip "Volkswagen" pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli