Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Studimi i ri kinez: 30% e personave të shëruar nga koronavirusi nuk krijojnë sa duhet antitrupa

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 11:54 | Bota
Studimi i ri kinez: 30% e personave të shëruar nga koronavirusi nuk

Studimi më i fundit i shkencëtarëve kinezë bën me dije se, gati 30% e pacientëve të infektuar nga koronavirusi nuk arrijnë të zhvillojnë mjaftueshëm antitrupa sa për t’i mbrojtur ata nga një riinfektim.

Administrata e presidentit Trump vazhdimisht ka vënë theksin tek rezultatet e testimeve për antitrupat, si çelësi për momentin e rihapjes së Shteteve të Bashkuara.

Ekspertët bëjnë me dije se testet për antitrupat po përdoren përgjatë gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumica e së cilave ende nuk është vërtetuar, edhe nëse ato do të arrinin të identifikonin antitrupat në mënyrë të imët, ende nuk është e qartë se çfarë mbrojtje do të mund të ofrojnë këto qeliza imunitare.

Kërkuesit e Universitetit Fudan në Kinë kanë zbuluar se pothuajse një e treta e pacientëve të testuar kanë një nivel mjaft të ulët të antitrupave nga koronavirusi, gjë e cila tregon se nuk kanë krijuar imunitetin e nevojshëm për të mos u riinfektuar.

Imuniteti ekziston përgjatë një spektri. Nuk është diçka të cilën mund ta kesh ose jo, por vjen me nivele të ndryshme.

Trupi ynë prodhon një mori antitrupash të fuqishme në momentin kur ne përballemi me një virus ose bakter, por vetëm një nivel i ulët i antitrupave shpërbëhet me shpejtësi si përgjigje ndaj viruse të tjera.

E thënë më thjeshtë, sa më i lartë të jetë përqëndrimi i antitrupave në plazmën e gjakut të dikujt, aq më e fuqishme do të jetë përgjigja e sistemit të tyre imunitar dhe do të kenë mbrojtje më të madhe ndaj riinfektimit ndaj koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë