Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Alarmi i OKB: Bota e rrezikuar nga uri e përmasave biblike

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 12:32 | Bota
Alarmi i OKB: Bota e rrezikuar nga uri e përmasave biblike

Bota rrezikon të vuajë urinë në përmasa biblike për shkak të pandemisë që ka mbërthyer botën. Paralajmërimi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë një videokonference, David Beasley, kreu i Programit Botëror të Ushqimit, tha se nevojitej veprim urgjent dhe i mirëmenduar për të shmangur katastrofën.

“Sot me Covid-19 dua të theksoj se nuk përballemi vetëm me një krizë shëndetësore, por edhe një katastrofë humanitare globale. Miliona civilë përfshirë gra e fëmijë, jetojnë në vende të gjymtuara nga lufta e tani rrezikojnë të vdesin urie”, tha Beasley.

Raporti global për krizat ushqimore, vlerëson se numri i atyre që vuajnë urinë do të shkojë nga 135 milionë në më shumë se 250 milionë. Popullsitë më të rrezikuara janë ato në 10 vendet e prekura nga konfliktet, kriza ekonomike dhe ndryshimet klimatike; Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani dhe Sudani Jugor, Siria, Nigeria dhe Haiti.

Në Sudanin e Jugut, 61% e popullsisë ishte prekur nga kriza ushqimore vitin e kaluar, e gjithashtu pjesë të Afrikës lindore dhe Azisë jugore po përballeshin me mungesa të theksuara për shkak të thatësisë dhe pushtimit të pazakontë të karkalecave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë