Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ministria e Shëndetësisë: Një i burgosur me koronavirus te 313-ta

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 13:14 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 1 person i burgosur në burgun 313 në Tiranë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky është rasti i parë në Shqipëri ku koronavirusi konfirmohet se ka prekur persona brenda sistemit penitenciar shqiptar.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në total, në këtë burg, janë kryer rreth 40 testime, prej të cilave ka rezultuar i infektuar vetëm një person.

Autoritetet shëndetësore apo të burgjeve nuk kanë dhënë ende asnjë informacion mbi identitetin e të burgosurit të prekur nga Covid-19, ose mënyrën sesi ai ka rënë në kontakt me koronavirusin

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli