Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Raporteri për Shqipërinë në PE: Ligjet për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e saj

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 16:33 | Politikë
Raporteri për Shqipërinë në PE: Ligjet për median do e

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, David Lega, i bëri thirrje qeverisë Rama për të anuluar paketën ligjore për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.

Lega i referohet përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij.

"Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit dhe medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtarësim në Bashkimit Evropian. Ligjet për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri", shkruan Lega në Twitter.

Pasi presidenti i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias, qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani