Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata nga pandemia, kryeministri Rama bisedon me homologun grek

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 14:50 | Aktualitet
Situata nga pandemia, kryeministri Rama bisedon me homologun grek

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në të dyja vendet.

Lajmi konfirmohet nga kreu i qeverisë greke, Mitsotakis, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se bisedoi me kryeministrin Rama për masat e marra nga qeveritë për përballimin e pandemisë, si dhe hapat që po ndjekin dy vendet për rihapjen graduale.

Pjesë e bisedimeve Rama-Mitsotakis ishte dhe tema se kur do të hiqen masat shtrënguese që lidhjet mes dy vendeve të rifillojnë si më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani