Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Të riatdhesuarit në Korçë: Nuk kemi mundësi të paguajmë karantinën

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 12:25 | Aktualitet
Të riatdhesuarit në Korçë: Nuk kemi mundësi të

Vazhdojnë të riatdhesohen në vendin tonë shtetas shqiptarë nga pikat kufitare tokësore të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Dhjetëra persona erdhën të hënën dhe u akomoduan në hotelin karantinë, të ngritur në Korçë.

Por tashmë, personat e riatdhesuar, të cilët janë kryesisht emigrantë sezonalë që punojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, kanë shprehur pamundësinë e tyre për të paguar qëndrimin në hotel për 14 ditë karantinimi.

Aktualisht, në hotelet karantinë të hapura në Korçë dhe Pogradec janë akomoduar gjithsej 203 persona, nga të cilët 128 janë në Korçë dhe 75 në Pogradec.

A2 CNN Livestream

Dita jonë