Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

100-vjeçari ndërron jetë nga Covid-19, binjaku i tij vdiq nga gripi spanjoll!

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 10:31 | Bota
100-vjeçari ndërron jetë nga Covid-19, binjaku i tij vdiq nga

Një 100-vjeçar, veteran i Luftës së Dytë Botërore, ndërroi jetë nga Covid-19, ndërsa kishte humbur vëllain e tij binjak nga gripi spanjoll, një shekull më parë.

Philip Kahn ishte veterani më i vjetër në Nassau County, Nju Jork. Sipas familjes së tij, ai shpesh i frikësohej një pandemie të tillë gjatë jetës së tij, ka thënë për CNN, nipi i tij Warren Zysman.

“Unë bisedoja shpesh me të dhe më thoshte se historia përsëritet, 100 vjet nuk është një periudhë aq e gjatë”, ka thënë nipi i të ndjerit.

Kahn dhe vëllai i tij binjak, Samuel, lindën në 5 dhjetor të vitit të largët 1919. Vëllai i tij vdiq vetëm disa javë më vonë.

Pandemia e vitit 1918, e cila u quajt si gripi spanjoll, u mori jetën rreth 50 milionë personave në botë dhe rreth 675 mijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë