Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Distancimi social, UEFA do të heqë sistemin VAR

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 17:09 | Futboll
Distancimi social, UEFA do të heqë sistemin VAR

Aplikimi i sistemit VAR mund të pezullohet me rifillimin e futbollit evropian. Vendimi ka të bëjë me masat parandaluese të koronavirusit dhe, sipas Uefa-s, qëndrimi i disa personave në një dhomë të vogël për të monitoruar episodet gjatë ndeshjeve përbën rrezik infektimi.

Bëhet fjalë për ndeshjet e Champions dhe Europa League, të cilat mund të zhvillohen deri në finale pa përsëritjen e pamjeve në fushë.

Distanca sociale është e pamundur të respektohet në ambiente të tilla, të cilat janë në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s do të marrë një vendim përfundimtar në mbledhjen e ardhshme, aty ku pritet të vendoset edhe që ekipet fituese të kupave kombëtare, nëse do të ketë të tilla, të mos luajnë në Evropë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë