Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza ekonomike në BE, liderët e bllokut takohen mes kërcënimeve e ndasive

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 12:08 | Bota
Kriza ekonomike në BE, liderët e bllokut takohen mes

“Një fond prej 300 mld eurosh për rimëkëmbjen nga kriza shëndetësore”, është ky një prej propozimeve kryesore të përfshira në një dokument të brendshëm të Komisionit Evropian, në prag të samitit të BE-së, që pritet të mbahet gjatë pasdites.

I ashtuquajturi “Recovery Fund”, do t’i shtohet bilancit 6-vjeçar, nga 2021-2027 për një total prej rreth 2 trilion eurosh, që do mobilizohen për t’u dhënë hov ekonomive më të prekura. Samiti, gjatë së cilit do të diskutohet për fazat e para të paketës së shpëtimit, pritet të dominohet nga ndasitë, ndërsa krerët e shteteve anëtare nuk bien dakord mbi çështjen e financimeve të përbashkëta.

Kryeministri italian Giuseppe Conte kërcënon se nëse kërkesat për ndarje të barrës financiare  nuk do të gjejnë përkrahje, blloku do të rrezikojë shpërbërjen. Përballë përçarjeve të pamohueshme, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka hequr dorë nga praktika e konkluzioneve të përbashkëta dhe në fund të takimit do të publikojë një deklaratë që nuk kërkon mbështetje unanime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë