Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lidhja Demokratike e Kosovës propozon emrin për kryeministër: Mbret është ai që krijon shumicën

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 13:14 | Kosova

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka propozuar emrin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër të koalicionit të ri qeveritar që pritet të krijohet nga LDK, Nisma, AAK dhe pakicat.

Në një deklaratë të shkurtër për shtyp, Mustafa tha se anëtarët e partisë janë shprehur njëzëri për emrin e Hotit si kryeministër.

Mustafa përmendi se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se "mbret nuk është ai që fiton zgjedhjet, por ai që formon shumicën".

“E drejta na kalon ne për ta krijuar qeverinë, pasi partia që fitoi zgjedhjet nuk e krijoi shumicën. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka thënë dhe Kurti disa kohë më parë, “Ai që del i pari nuk është mbreti, mbreti është ai që ka shumicën”, deklaroi Mustafa.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu