Mungesa e informacionit për situatën e krijuar në burgje, Avokati i Popullit reagon për A2

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 20:06 | Sociale
Mungesa e informacionit për situatën e krijuar në burgje, Avokati

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi se “bashkëpunimi duhet të jetë konstruktiv dhe transparenca e organeve shtetërore është shumë e rëndësishme” në periudhën që po kalojmë.

Plot 13 persona të izoluar në burgun 313 u konfirmuan si të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që një gardian dhe një italian i paraburgosur u identifikuan si bartës disa ditë më parë. Teksa situata është serioze dhe shqetësuese, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë zgjedhur të mos ndajnë asnjë informacion për publikun. Kërkesat e A2 për një reagim zyrtar mbi mënyrën si po menaxhohet situata, nuk morën përgjigje.

Sipas Avokatit të Popullit, “vetëm duke qenë transparentë mund të gjejmë besimin e qytetarëve”.

“Informacioni nuk duhet të mungojë në asnjë rast dhe i vetmi shkak kur mund të mungojë, është atëherë kur dhënia e tij dëmton më shumë sesa mosdhënia e tij. Nuk e di pse ka qenë kaq hermetike Drejtoria e Burgjeve me A2, por mendoj se të qenit transparent është një garanci minimale për çdo shtet”, theksoi Ballanca. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/23/koronavirusi-neper-qeli-cfare-po-ndodh-ne-burgje-ministria-dhe-drejtoria-e-pergjithshme-e-burgjeve-kycin-gojen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos