Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nga më të frikshmit e ISIS, reperi-terrorist nuk kishte vdekur, jetonte buzë detit në Spanjë

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 23:38 | Bota

Kur forcat spanjolle, në bashkëpunim me shërbimet sekrete britanike, arrestuan pardje tre persona të dyshuara për aktivitete terroriste, nuk imagjinonin se do të kapnin në “rrjetën” e tyre një emër shumë të njohur të terrorizmit ndërkombëtar.  

Madje një nga figurat më të njohura të ISIS, disa vite më parë. Një nga të arrestuarit u identifikua si Abdel-Majed Abdel-Bary,  28-vjeçari anglez me origjinë egjiptiane që për disa vite luftoi në Siri, dhe ishte pjesë e grupit famëkeq të quajtur “Beatles” të ISIS,  sepse të gjithë kishin lindur ose rritur në Britani.

Si “Jihadi John”, figura e zezë që në videot makabër të ISIS ekzekutonte duke prerë kokën e disa të huajve. Për disa kohë dyshimet mbi identitetin e Jihadi John u rrotulluan pikërisht tek Bary, po në fakt ai ishte pjesëtari tjetër, me nofkën “George”.  

https://a2news.com/2019/11/21/udhetimi-i-a2-ne-siri-ne-kerkim-te-femijeve-dhe-grave-shqiptare-te-isis/

Në rininë e tij, Bary kishte tentuar edhe karrierën e reperit, duke regjistruar disa këngë dhe bashkëpunime në skenën e muzikës londineze, por pa shumë sukses.

I biri i një personi të njohur në Kairo për lidhjet me Al -Kaedën, Bary mendohej se kishte vdekur në një nga sulmet ajrore amerikane në Rakka të Sirisë.

Por ai ndodhej në qytetin bregdetar të Almeriës, ku kishte mbërritur duke kaluar i pa shqetësuar me dhjetëra kufij shtetërorë.

https://a2news.com/2020/02/18/isis-eshte-me-i-forte-se-ne-kohen-kur-u-krijua/

Një zbulim ky, që përtej kënaqësisë për kapjen e një elementi tejet të rrezikshëm, përcjell dyshime të mëdha mbi sigurinë e kufijve në Europë, duke menduar se Bary ishte një element shumë i njohur nga forcat e rendit dhe nga shërbimet sekrete.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani