Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parandalimi i përhapjes së pandemisë, në Maqedoninë e Veriut maska bëhet e detyrueshme

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 10:45 | Ballkani
Parandalimi i përhapjes së pandemisë, në Maqedoninë e

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi në mbledhjen e saj të fundit mbrëmjen e së mërkurës që ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë do të jenë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, tregje, dyqane, banka, zyra postare, institucionet shtetërore dhe shëndetësore, transporti publik.

Gjithashtu maskat duhet të vendosen në tregje dhe vendet ku nuk është e mundur të mbahet distanca fizike prej dy metrash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë