Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkon në 630 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 08:25 | Kosova
Shkon në 630 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 172 persona të dyshuar si të infektuar me Covid-19, 26 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Deri në këto momente numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 630.

IKSHPK po ashtu theksoi se gjatë të mërkurës janë shëruar edhe 10 pacientë, për një total prej 138 personash.

Kosova, që nga nisja e pandemisë, regjistron 18 humbje jete si pasojë e koronavirusit të ri me origjinë nga Kina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë