Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tërheqja e padisë ndaj “Bild”, PD: Hapja e procesit do nxirrte fakte të reja

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 11:01 | Politikë
Tërheqja e padisë ndaj “Bild”, PD: Hapja e procesit do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi reagoi sërish, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se vendosi të tërheqë padinë e ngritur nga gazetës gjermane “Bild”.

Sipas numrit dy të Partisë Demokratike, “Bild” i faktoi botës se si nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri dhe se me hapjen e procesit gjyqësor, Edi Rama kishte frikë se do të dilnin fakte të reja për këtë krim elektoral.

“Gazeta BILD e quajti ”Shtet mafioz” shtetin e ndërtuar nga Edi Rama, duke i faktuar botës, përmes përgjimeve të prokurorisë shqiptare, se si me urdhër të Edi Ramës nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri. A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do t'i shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje? Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave. Edi Rama e di se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen, prandaj u tërhoq”, deklaron Bardhi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani