Kurti: Thaçi kërkon më shumë kompetenca, të dalë të garojë për kryeministër

MB KURTI frame 247 1100x620

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar edhe njëherë rreth çështjes së krijimit të një qeverie të re nga ana e LDK.

Sipas Albin Kurtit, presidenti Hashim Thaçi është i pakënaqur me kompetencat që ka në detyrën e tij dhe Abdullah Hoti do të jetë një kryeministër që do të mbajë anën e tij.

“Presidenti po dëshiron të ketë një kryeministër të dobët i cili ia mbanë anën në intencën për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti është zmbrapsur nga kjo qeveri me të drejtë, tash dëshiron një kryeministër tjetër, i cili nuk do të jetë kryeministër në mënyrë që ky ta plotësoj dëshirën e vet për të qenë më shumë se president, sepse qartazi është i pakënaqur me kompetencat që ka”, shprehet Kurti.

Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti gjithashtu e fton Thaçin që të dalë në zgjedhje dhe të kandidojë për kryeministër nëse nuk është i kënaqur me kompetencat që ka.