Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Stuhia” e koronavirusit po godet në Amerikën e Jugut, shqetëson Brazili

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 17:39 | Bota

Si një stuhi e përmasave botërore, pandemia e koronavirusit kalon nga një kontinent në tjetrin, me faza të ndryshme, por jo më pak dramatike.

Pasi në Azi tashmë është e kufizuar, dhe në Evropë dhe ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara ka kaluar tashmë pikun e saj, pandemia po transferohet në vende deri më tani më periferike në hartën e pasojave globale.

Qyteti i Manaus nuk po llogarit dot më varret e reja

Brazili është padyshim një nga vendet që shqetëson më shumë. Vendi më i madh i Amerikës së Jugut po njeh një rritje dramatike të shifrave, që dje arriti 400 viktimat në 24 orë.

Janë pak më shumë se 50 mijë të infektuarit zyrtarë, dhe 3,300 viktimat. Por statistikat zyrtare duket sikur nuk përputhen me situatën në terren.

https://a2news.com/2020/04/10/koronavirusi-arrin-deri-ne-tribune-e-larget-te-amazones/

Në shtetin e Amazonës, pjesë të mira pyetjesh po prehen për t’ i bërë vend varrezave, me kamionët-frigoriferë që presin të mbushur me arkivole.

Një skenë horror, siç e përshkroi kryebashkiaku i Manaus, që shtoi dje se situata në qytetin e tij ka kaluar “nga emergjenca në tragjedi”, ku nga viktimat që kanë ndërruar jetë në spitale duket vetëm maja e ajsbergut të totalit, ku vdekjet në lagjet më të varfra nuk sinjalizohen nga familjarët, nga frika e reagimit të banorëve të tjerë.     

Studimet e universiteteve braziliane tregojnë se të infektuarit në vend mund të kalojnë 700 mijë personat. Vendi nuk ka kapacitete të tilla për testim, edhe pse qeveria ka deklaruar se rreth 45 milionë testime janë blerë, por që mbulojnë as një të pestën e popullsisë.

https://a2news.com/2020/03/31/bolsonaro-kunder-te-gjitheve-mjaft-me-me-karantine-po-mbyllen-mijera-vende-pune/

Për më shumë presidenti Bolsonaro, gjithmonë e më i kritikuar brenda dhe jashtë vendit për tonet e tij populiste, ka qenë deri pak ditë më parë nga liderët më skeptikë ndaj masave kundër koronavirusit, ndërkohë që tani del me maskë në deklaratat e tij zyrtare.

Ndërkohë, numra shqetësuese në Amerikën e Jugut vijnë edhe nga Peruja, por dhe në Ekuador, vend ky që ka një nga përqindjet e vdekshmërisë nga më të lartat në botë për shkak të COVID-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani