Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbardhet vrasja në Korçë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 08:08 | Kronikë

Policia e Korçës ka arritur të zbardhë në kohë rekord ngjarjen e mbrëmjes së enjte, ku mbeti i vrarë me thikë një i moshuar në rrugën, ndërsa kthehej në shtëpi.

Nga hetimet e kryera u zbulua se 67-vjeçari P.T. u qëllua me thikë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës nga fqinji i tij, Apostol Bozhgolli, 65 vjeç

Dy shtetasit janë konfliktuar në derën e banesës, pasi autori e ka qëlluar 5 herë me thikë, e ka futur të plagosurin brenda. Ndërkohë që kur ka mbërritur e shoqja në banesë e ka gjetur në gjendje të rëndë sapo ka hapur derën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë