Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

20 policë me Covid-19. 6 raste të reja në Kukës, në Gjirokastër testet rezultojnë negative

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 16:23 | Aktualitet
20 policë me Covid-19. 6 raste të reja në Kukës, në

Pas Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Vorës, numri i të infektuarve me Covid-19, u rrit me hartën më të re të krijuar në vend, atë të Kukësit.

6 efektivë të kësaj drejtorie mësohet se kanë rezultuar pozitivë së fundmi, duke e çuar në 20 numrin e policëve me Covid-19. Fillimisht, pozitiv u konstatua një efektiv i cili më pas dyshohet se ia transmetoi virusin edhe kolegëve të tij. Në Gjirokastër, të premten iu nënshtruan testit 15 efektivë të cilët kishin patur kontakt me një emigrant të prekur me Covid-19, që ishte kthyer nga Greqia, por fatmirësisht asnjë prej policëve nuk ka rezultuar pozitiv.

Pas zbulimit të rasteve të para me koronavirus, në të gjithë drejtoritë e policive janë marrë masa duke u ngritur tunele dezinfektimi. Në Drejtorinë e Përgjithshme masat kanë shkuar më tej, duke mos lënë asnjë punonjës në zyra. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë