Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

50 vite nga Dita e Tokës. Traktate dhe protesta, lufta e “djallëzuar” me ngrohjen globale

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 14:57 | Bota
50 vite nga Dita e Tokës. Traktate dhe protesta, lufta e

Dita e parë e Tokës u festua për herë të parë më 22 Prill 1970. Dhjetëra mijëra amerikanë bashkuan forcat për të pastruar Tokën dhe ajrin përreth tyre për shkak të shqetësimit në rritje për helmimin e njerëzimit nga atmosfera, toka dhe detet.

Shembull janë thatësirat serioze në Afrikë, Ukrainë dhe Indi, që u bënë shkak i një krize botërore të ushqimit nëse kthehemi pas në vitet ‘70. Shkencëtarët shqetësohen prej kohësh për efektet e ndryshimit të klimës. Në 1976, efektet e thatësirës më të madhe në Indi për vite me radhë u përhapën në një zonë të gjerë në veri-perëndim. Disa fshatra u përfshinë në një prej thatësirave më të ashpra në 100 vjet. Shirat munguan për vite me radhë, ndërsa lumenjtë dhe puset u thanë. Në vitet ‘80, shkencëtarët shprehën shqetësimin për "efektin serrë" ose ngrohjen globale për të cilën ata thonë se është shkaktuar nga gazrat e emetuar nga djegia e karburanteve, gjë që shkatërron shtresën mbrojtëse të ozonit në Tokë.

Efekti përkeqësohet nga shkatërrimi i pyjeve në të gjithë botën. Rritja e temperaturës kërcënoi shkrirjen e kapakëve të akullit polar, ndryshime të pakthyeshme klimatike dhe është faktor në përhapjen e malarjes dhe sëmundjeve të tjera vrasëse. Shkencëtarët apelojnë që emetimet e klorofluorokarbureve kimike të shkurtohen në mënyrë drastike për të parandaluar ndryshimet katastrofike në klimë dhe rritjen e riskut për kancer të lëkurës.

Konfirmimi shkencor i varfërimit të shtresës së ozonit bëri që ndërkombëtarët të krijojnë një mekanizëm bashkëpunimi për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të saj. Në 22 Mars 1985 u mbajt Konventa e Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, ku u miratua dhe u nënshkrua një pakt i 28 vendeve. Në Shtator 1987, kjo konventë çoi në hartimin e asaj që njihet si Protokolli i Montrealit për substancat që rrënojnë shtresën e ozonit dhe hyri në fuqi më 16 Shtator 1989.

Astronautët në anijet hapësinore të Shteteve të Bashkuara, “Atlantis”, qëndruan për nëntë ditë në orbitë duke studiuar se si forcat natyrore kontribuojnë në ngrohjen globale dhe dëmtimin e ozonit, ato që sot fajësohen për ndotjen industriale. Në Samitin e Tokës të Kombeve të Bashkuara, në Rio de Zhaneiro më 11 qershor 1992, udhëheqësit botërorë nënshkruan një "traktat biodiversiteti" për të mbrojtur speciet bimore dhe shtazore nga zhdukja. Por, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, i vetëm në mesin e udhëheqësve botërorë, nuk pranoi të nënshkruante traktatin duke argumentuar se ai mund të dëmtojë industrinë e SHBA dhe të largojë vendet e punës.

Mbledhja më e madhe e kryetarëve të qeverive të mbledhura ndonjëherë deri më tani u realizua një ditë më pas, në 12 qershor, për të inauguruar planet e gjera për të pastruar ajrin dhe ujin e planetit dhe për të mbrojtur bimët dhe kafshët e tij.

"Dhe tani, për një të vërtetë të thjeshtë. Dosja e Amerikës në mbrojtjen e mjedisit është më e mira, kështu që nuk kam ardhur për të kërkuar ndjesë”, do të shprehej Bush në atë kohë.  

Organizata joqeveritare “Greenpeace” publikoi një raport i cili thonte se tkurrja e akujve në Arktik po kërcënon jetën e arinjve polare. Ky grup e lidhi me ngrohjen globale shkrirjen e akujve, gjë që çon në zvogëlimin e algave të akullit, jetike për zinxhirin ushqimor të rajonit. Përmbytja masive, sëmundja dhe thatësira mund të godasin vendet e pasura dhe të varfra në të gjithë botën gjatë dekadave të ardhshme nëse ngrohja globale nuk ndalet, paralajmëroi një ekip autoritar shkencor i Kombeve të Bashkuara në 1997. Shkencëtarët e kanë parashikuar shkrirjen e akullnajave, zhdukjen e kafshëve dhe zogjve, jeta e bimëve që po vdes, tokat bujqësore që kthehen në shkretëtirë apo shkëmbinjtë koralorë që mbështesin peshkun dhe shkatërrohen nga shtetet e vogla ishullore nën det.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ngrohjen globale përfundoi në Kiotos në 11 Dhjetor 1997, me një marrëveshje për shkurtimin e emetimeve të gazrave serrë pasi i mbijetuan mosmarrëveshjeve dhe gati përplasjeve në diskutimet Kinë-Shtetet e Bashkuara.  

Vendet e Bashkimit Evropian nënshkruan traktatin e Kiotos për ndryshimin e klimës dhe u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara, ndotësit më të madh në botë, të ndjekin drejtimin e tyre. Imazhet satelitore të NASA-s të lëshuara në 6 tetor 1998, tregojnë vrimën më të madhe të ozonit të regjistruar ndonjëherë në atmosferën e sipërme mbi Antarktidën, me një shtrirje më të madhe se sipërfaqja e Amerikës së Veriut. Refuzimi i Traktatit të Kiotos nga qeveria e Bushit shkaktoi një zhurmë nga qeveri të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë Australinë, Japoninë, anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Kinën. Bush hodhi poshtë Traktatin e Kiotos në 1997, duke thënë se ai nuk mund të mbështesë një marrëveshje që dëmtoi ekonominë e SHBA dhe punëtorët e saj.

"Rrethanat kanë ndryshuar që nga fushata. Tani jemi në një krizë energjetike. Dhe kjo është arsyeja pse unë vendosa të mos kemi limite në çlirimin e dioksidit të karbonit. Sepse për të përmbushur ato limite, kombi ynë do të duhej të kishte pasur një sasi të madhe gazi natyror që të rridhte menjëherë në sistem, gjë që është e pamundur. Ne nuk kemi infrastrukturën e duhur për të lëvizur gaz natyror", tha Bush.

Shkencëtarët në shtator 2013 ishin më të sigurt se kurrë se njerëzit janë fajtorët kryesorë për ndryshimin e klimës dhe parashikuan se ndikimi nga emetimet e gazrave serrë mund të zgjasë me shekuj. Paneli ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës tha në një raport se Toka ishte e predispozuar për më shumë valë nxehtësie, përmbytje, thatësira dhe ngritje të niveleve të detit. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, prezantoi një marrëveshje historike globale të klimës në 12 dhjetor 2015, një masë "historike" për transformimin e ekonomisë së nxitur nga fosile në botë brenda dekadave dhe kthimin e valës së ngrohjes globale: "Unë tani e ftoj Konferencën e Palëve të miratojë projektvendimin me titull “Marrëveshja e Parisit”, e cila përmban dokumentin. Shoh që reagimi është pozitiv, nuk dëgjoj ndonjë kundërshtim, Marrëveshja e Parisit për klimën është pranuar”. 

Presidenti i ShBA, Barack Obama, më 12 dhjetor 2015 përshëndeti marrëveshjen historike të klimës së arritur në Paris si të fortë dhe historike, duke e quajtur atë mundësinë më të mirë për të shpëtuar planetin nga efektet e ndryshimit të klimës globale: "Në fjalimin tim të parë inaugurues e angazhova këtë vend për detyrën e palodhshme të luftimit të ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e këtij planeti për brezat e ardhshëm. Dy javë më parë, në Paris, thashë para botës se ne kemi nevojë për një marrëveshje të fortë globale për të arritur këtë qëllim. Marrëveshje që zvogëlon ndotjen globale të karbonit. Ne u bëmë bashkë rreth marrëveshjes së fortë që i duhej botës. Ishte momenti".

Trump, më 1 qershor 2017, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja globale 2015 për të luftuar ndryshimin e klimës, duke nxitur lutjet nga aleatët amerikanë dhe drejtuesit e korporatave në një veprim që përmbushi një premtim të madh fushate. "Ne po dalim jashtë", tha Trump në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, në të cilin ai hodhi poshtë ngarkesat financiare dhe ekonomike të Marrëveshjes së Parisit.

"Për të përmbushur detyrën time solemne për të mbrojtur Amerikën dhe qytetarët e saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Marrëveshja e Klimës në Paris. Ose të rinisin negociatat për të rihyrë në Marrëveshjen e Parisit ose me kushte plotësisht të reja, që janë të drejta për Shtetet e Bashkuara, bizneset e saj, punëtorët e saj, njerëzit e saj, taksapaguesit e saj. Kështu që ne po dalim", tha Trump.

Atëherë, aktivistja 15-vjeçare e klimës, Greta Thunberg fton fëmijë të tjerë të shkollës të marrin pjesë në grevën e saj të përjavshme "Premtimet për Ardhmërinë". Ajo filloi lëvizjen e saj gjatë zgjedhjeve suedeze, duke anashkaluar shkollën dhe ulur vetëm jashtë ndërtesës së Parlamentit të Suedisë për të kërkuar më shumë veprime mbi ndryshimin e klimës. Thunberg i dha një valë të paparë në botë protestave për të nënvizuar ndryshimin e klimës.

Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë shënoi një rekord të ri në vitin 2018 me emetimet që nuk tregojnë asnjë shenjë të ngadalësimit, tha Organizata Botërore Meteorologjike. Vala e nxehtë rekord e Gjermanisë në 2019 thau lumenj dhe ishte vrastare për botën pyjore. Fermerët dhe punëtorët e pylltarisë janë ndër ata që ngritën alarmin pas verës së dytë jashtëzakonisht të thatë në Gjermani. Nivelet e ulëta të ujit nëntokësor do të thotë që rrënjët fillojnë të thahen përpara se të prodhojnë rendimentin maksimal, ndërsa pemët janë më pak në gjendje të mbrohen nga brumbujt e lëvores.  

Turistët dhe banorët e Parisit u mblodhën në burimet para kullës Eifel më 25 korrik 2019 për të gjetur një lehtësim nga temperaturat e larta në kryeqytetin francez vetëm një muaj pas një vale të ngjashme nxehtësie në qershor. Parisi arriti në temperaturat rekord prej rreth 42 gradë Celsius. Rekordi i kryeqytetit francez ishte shënuar në në vitin 1947, 40,4 gradë Celsius.

Dhjetëra mijëra zjarre pyjorë u regjistruan në Amazonë gjatë sezonit të thatë të vitit 2019, më të mëdhatë në të paktën një dekadë, në të njëjtën kohë kur Presidenti i ri i djathtë ekstremist Jair Bolsonaro argumentoi se pylli duhet të shfrytëzohet. Jeta e bollshme detare e “ishujve të parajsës” të Indonezisë është në rrezik pasi mbeturinat plastike kanë pushtuar habitatin. Azia Juglindore është kontribuesi i dytë më i madh në botë i mbeturinave plastike detare pas Kinës, sipas studimeve.

Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), të paktën 8 milionë ton plastikë përfundojnë në oqeanet tona çdo vit. Ka 5 lloje të plastikës në oqeanet nëpër botë. Këto përqendrime të mëdha të mbeturinave plastike mbulojnë copëza të mëdha të oqeanit; si ajo midis Kalifornisë dhe Hauait që mund të krahasohet me sipërfaqen e shtetit të Teksasit. Sasia e plastikës në oqean pritet të rritet dhjetëfish deri në vitin 2020 sipas Rrjetit të Tokës. Në Detin Egje të Greqisë, zhytësit kanë mundur të zbulojnë të ashtuquajturën "gjirin e koraleve plastike".    

Shkencëtarët e klimës në Kombet e Bashkuara paralajmëruan në shtator 2019 që nëse emetimet e gazrave serrë nuk zvogëlohen, bota duhet të përballet me një realitet të qyteteve që po zhduken nën dete në rritje, lumenjtë që kalojnë jetën e thatë dhe detare po shemben.  

Dhjetëra mijëra studentë u mblodhën për marshime në tëgjithë Zelandën e Re më 27 Shtator 2019 për të filluar një grevë të dytë për veprim klimatik në moton "Jo më shumë qymyr. Jo më shumë naftë. Mbani karbonin tuaj në tokë”. Qindra studentë të Koresë së Jugut pezulluan shkollën në 27 shtator dhe kërkuan më shumë veprime të qeverisë për të adresuar ndryshimin e klimës. Dhjetëra mijëra studentë dolën në rrugët e Romës më 27 shtator, si pjesë e një proteste globale duke kërkuar nga liderët botërorë të ndërmarrin veprime urgjente kundër ndryshimit të klimës. Mijëra të rinj u mblodhën në Madrid për të protestuar kundër ndryshimit të klimës më 27 shtator, si pjesë e ditës së fundit të një iniciative globale me emrin "Greva globale e klimës". Aktivistët e rebeluar nga fenomeni i zhdukjeve, u mblodhën në plazhin Bondi të Australisë më 13 tetor, ku formuan një kronometër prej rëre si simbol i nevojës urgjente për të vepruar në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë