Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dita e dytë e lirisë, gjyshërit u rikthehen shëtitjeve

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 13:35 | Sociale

E shtuna u kthye sërish në një ditë lirie për pensionistët e kryeqytetit dhe jo vetëm. Për të dytën fundjavë radhazi, të moshuarit i dhanë jetë parqeve e rrugëve, duke i shpëtuar për pak orë rrjetës së izolimit.

Ashtu të maskuar iu gëzuan rrezeve të ngrohta të diellit, ndërsa do të donin të qëndronin më shumë kohë jashtë shtëpisë.

Teksa liria i mbush me ajër, duket se kjo nuk mjafton për t’iu mbushur zemrat e as shtëpitë. Mungesa e të afërmve i detyron të thyejnë rregullat e qeverisë, për të bërë vetë pazaret. 

https://www.youtube.com/watch?v=QbtxCFVDzeY


Për ta, pensionet që marrin janë të pamjaftueshme dhe pjesa dërrmuese shkon vetëm për ilaçe: "Pensioni është sa për të mbajtur frymën gjallë".

Ndërsa koronavirusi nuk po njeh moshë, pensionistët kanë një apel të fortë për të rinjtë: "Njeriu duhet të ketë kujdes, të bëjnë sakrificë".

Pa dëshirë iu rikthyen izolimit, por duke pritur të shtunën e ardhshme, me shpresën se mund të jetë dita e tretë e lirisë, shëtitjeve e ajrit të pastruar të kryeqytetit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani