Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Dyndje" në Durrës, distancimi mbetet problematik

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 18:59 | Aktualitet

Qytetarët durrsakë thyejnë urdhrin e izolimit në fundjave, dynden në vijën bregdetare.

Pavarësisht urdhrit 48 orësh të izolimit, dhjetëra qytetarë janë dyndur në plazhin e Durrësit, duke përfituar nga temperaturat e përshtatshme të kësaj periudhe.

Siç mund të vihet re edhe nga pamjet, distancimi social është po ashtu problematik dhe udhëzim i rënë në vesh të shurdhër sa i takon zbatueshmërisë në qytetin bregdetar.

Më korrekt në zbatimin e urdhëresave ishin gjyshërit, të cilët zbarkuan paraditen e sotme në rrugët e qytetit dhe në vijën bregdetare, duke qenë po ashtu korrekt dhe me oraret e përcaktuara.

Pamjet i përkasin pasdites së sotme, ku xhiroja e qytetarëve vijon sikur të ishim në një ditë normale. Pavarësisht gjobave të shumta të aplikuara dhe nëpërmjet dronëve policor, qytetarët duken të pabindur në këtë drejtim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë