Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekipi francez në ankth, mesfushori 23-vjeçar në koma artificiale prej koronavirusit

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 19:34 | Futboll

Shqetësim dhe ankth në Francë për Zhunior Sambia, mesfushorin e Montpelie, gjendja shëndetësore e të cilit u rëndua, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Edhe pse vetëm 23-vjeçar, infektimi i futbollistit nga Covid-19 u shoqërua me një infeksion serioz në mushkri. Tashmë, Zhunior Sambia po luan në spital, ndeshjen e tij më të rëndësishme.

Zhunior Sambia po luan në spital ndeshjen e tij më të rëndësishme

Për shkak se situata e tij klinike është tepër serioze, mjekët kanë vendosur që terapia intensive të vijojë në koma artificiale.

 Sipas menaxherit të lojtarit, gjendja e të riut francez është stabilizuar, por ende nuk mund të flitet për përmirësime të rëndësishme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë