
Përgatitjet për shtim të rasteve, gati spitali “Covid 3”
Ministria e Shëndetësisë përgatitet për një shtim të mundshëm të rasteve të reja me koronavirus.
Në QSUT, ish-kirurgjia po kthehet në spitalin “Covid 3”. Gjatë inspektimit, ministrja Manastirliu tha se në këtë shërbim do të trajtohen pacientët që janë në fazë shërimi, por edhe rastet e reja, nëse do të ketë shtim të të prekurve me lehtësimin e masave.
Ndërkohë, po planifikohet një hapje e butë edhe sa i përket vizitave në qendrat shëndetësore e spitale, veçanërisht për të sëmurët kronikë.