Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Spitali i burgut do të kthehet spital “Covid”. 22 të burgosurat transferohen tek “325”

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 16:35 | Sociale
Spitali i burgut do të kthehet spital “Covid”. 22 të

22 gra që ndodheshin në spitalin e burgut me masë sigurimi shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik apo mjekim të detyruar në spital psikiatrik, janë zhvendosur që prej së premtes në burgun e grave 325 në kryeqytet. Kjo, për shkak se spitali i burgut po tentohet të kthehet në një spital Covid, që do të trajtojë vetëm personat e infektuar me koronaviurs që vuajnë dënimin në burgjet e vendit.

Aktualisht, në burgun “Ali Demi” ndodhen më shumë se 70 të burgosura dhe mes tyre nuk është identifikuar asnjë e prekur nga Covid. Rastet deri më tani janë konfirmuar vetëm në burgun 313, ku ka 13 të infektuar. Burime të A2 thanë se 22 gratë e transferuara nga spitali i burgut po qëndrojnë në të njëjtin ambient me të paraburgosurat e 325, pa një afat të caktuar.  

Të njëjtat burime informuan për shtim të personelit mjekësor në institucionin penitenciar të “Ali Demit” për shkak të problemeve shëndetësore mendore që kanë disa prje grave të transferuara. Drejtoresha ekzektutive e Komitetit Shqiptar të Helsinikit thotë se të dënuarat me mjekim të detyruar duhet të trajtohen vetëm në spital dhe jo në burgje: “Si personat me masë mjekësore dhe ata me masë sigurimi shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik nuk duhet të qëndrojnë as në kushte pandemie dhe as në kushte normale në sistemin e burgjeve. Por, Shqipëria prej gati dy dekadash po i mban në sistemin e burgjeve në mungesë të një spitali psikiatrik të veçantë. Në vendimin e fundit të Gjykatës së Strarburgut, kjo është konsideruar në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, u shpreh Skëndaj.

Zgjidhja e problemit të të dënuarve me masë mjekësore ka qenë një nga rekomandimet më të forta të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës. Nën këtë motiv, qeveria shqiptare paralajmëroi se do të rikonstruktonte burgun e Lezhës, aty ku do të zhvendoseshin të dënuarat e burgut të Zaharisë, sikurse dhe të spitalit të burgut në Tiranë, por në këto momente që flasim, një iniciativë e tillë nuk është kthyer në vepër.

“Ka një mosmarrëveshje e cila është krijuar mes institucioneve kompetente dhe kompanisë së kontraktuar dhe kjo ka sjellë që ato të mos transferohen në ambientet që duhet të ishin të dedikuara sot për këta persona. Por, edhe nëse këto ambiente do ishin në dispozicion, kjo çështje është parë me shqetësim nga Komiteti për Parandalimin e Torturës, pasi këta persona nuk duhet të jenë në mënyrë kategorike në sistemin e burgjeve, por në institucione të natyrës civile”, sqaroi Skëndaj.  

Edhe Avokati i Popullit ka ngritur shqetësim për trajtimin e të burgosurve dhe paraburgosurve gjatë periudhës së Covid-19 dhe ka kërkuar transparencë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve, veçanërisht pas identifikimit të rasteve tek 313. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë