Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Wizz Air planifikon rinisjen e disa fluturimeve në Evropë nga 1 maji

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 14:26 | Bota
Wizz Air planifikon rinisjen e disa fluturimeve në Evropë nga 1 maji

Shefi ekzekutiv i Wizz Air bëri me dije se duke filluar nga muaji i ardhshëm, kompania po mendon të rinisë fluturimet nga Vjena në disa nga destinacionet evropiane.

Rikthimi në fazën operative e bën këtë kompani të parën në Evropë që paralajmëron planin për rritjen e numrit të fluturimeve pasi koronavirusi “uli në tokë” me dhjetëra avionë.

Pandemia e koronavirusit i ka goditur rëndë linjat ajrore ndërkombëtare. Vetëm në aeroportet e Britanisë së Madhe gjatë këtyre kohëve, fluturimet janë ulur në masën 90%.

Gjatë një deklarate për Aviation Week, shefi ekzekutiv i Wizz Air deklaroi se po shpreson që fluturimet të nisin me 30% të kapaciteteve të linjës ajrore, për t’u rritur më pas në 75-80% në muajt në vijim.

Megjithatë, ai shtoi se e gjitha kjo do të varet nga qeveritë evropiane nëse do të vijojnë të zgjasin afatet e masave shtrënguese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë