Asteroidet “alienë” që ndodhen në sistemin tonë diellor

hypatia h c366e18130b318283e4732b33f9821f1 h 1edcc504575c2ddfdae277afd8d3b3ea 1100x620

19 asteroide që dikur i përkisnin një sistemi diellor të largët janë zbuluar se sillen rreth diellit të sistemit tonë dhe ndodhen diku mes Jupiterit dhe Neptunit.

Sipas shkencëtarëve, të cilët i studiojnë prej vitesh, ato mund të jenë shfaqur brenda sistemit diellor ndoshta edhe që në krijimin e tij, rreth 4,5 miliardë vite më parë.

Astronomët besojnë se këto shkëmbinj hapësinorë janë shtyrë jashtë sistemit të tyre dhe kanë përfunduar në tonin. Në vitet e fundit shkencëtarët kishin emërtuar dy prej tyre, një kometë të emërtuar 2I/Borisov, të pikasur në vitin 2019, dhe një asteroid, të emërtuar Oumuamua, që u pikas fillimisht në vitin 2017 për të humbur më pas gjurmët.

Së fundmi, astronomët kanë identifikuar objekte të tjerë që vijnë nga jashtë sistemit tonë diellor. Bëhet fjalë për një grup asteroidesh që pasi hynë shumë kohë më parë, nuk u larguan kurrë. Sipas një studimi të publikuar këtë javë në revistën “Notices of the Royal Astronomical Society” dhe kanë qenë në sistemin tonë diellor ndoshta që nga fillimi.