Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

E diela e fëmijëve, nënat dhe të vegjlit “pushtojnë” rrugët e kryeqytetit

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 16:05 | Sociale
E diela e fëmijëve, nënat dhe të vegjlit

Është e diel dhe koha premton një ditë të bukur në park. Është dita e fëmijëve dhe e nënave përkrah tyre.

Në këtë periudhë izolimi, e diela është një arratisje jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit që e vlerësojnë këtë si kohën më cilësore që shpenzojnë me fëmijët e tyre.

“Është shumë qejf. Është java e dytë dhe është shumë mirë për fëmijët që të dalin një herë në javë dhe kanë mundësi të shijojnë pak qytetin, edhe kështu bosh siç duket. Edhe vetëm i mbushur nga fëmijët dhe aktivitetet e tyre duket shumë mirë, unë dhe Amelia jemi duke e shijuar shumë”, thotë Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. “Besoj se fashat e orareve të ndara sipas kategorive është më e mira e mundshme, pasi kështu ruhet distanca mes fëmijëve dhe të moshuarve, që janë më të rriskuar në këtë periudhë”.

Koha për t’u kthyer sërish në shtëpi është e vështirë, e megjithatë fëmijët duket se e gjejnë gjithnjë një mënyrë për të programuar ditën.

Kjo arratisje në diellin e pranverës, në këmbë, me biçikletë apo “skate board” nuk duket aspak e lodhshme për të vegjlit dhe prindërit, dhe sa e thjeshtë po aq e bukur edhe për qytetin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë