Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Italia raporton numrin më të ulët të viktimave në 40 ditët e fundit

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 18:16 | Bota
Italia raporton numrin më të ulët të viktimave në 40

260 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit, një rënie drastike e shifrave të viktimave, ku vetëm një ditë më parë të vdekurit ishin 415. Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave në 40 ditët e fundit, një e dhënë që jep shpresa për të ardhmen.

Megjithatë, numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ishte 2324, duke e çuar në total në 197675 numrin e personave të infektuar me koronavirus në vendin fqinj. Gati gjysma e tyre, ose 91572 janë të shëruar tashmë nga koronavirusi.

Në rënie është edhe numri i personave të shtruar në terapi intensive, 2009, 93 më pak se një ditë më parë. Nga të sëmurët, 21372 janë të shtruar nëpër spitale me simptoma të ndryshme, ndërsa 82722 janë të vetizoluar nëpër shtëpi.

Shifrat duken premtuese, megjithatë pavarësisht planeve për rihapje nga 4 maji, kryeministri Giuseppe Conte tha se kushti numër një për këtë është respektimi rigoroz i protokolleve të sigurisë; në vendet e punës, në ndërtim dhe kompanitë e transportit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani