Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi nuk është lojë fëmijësh... si po e përballojnë më të vegjlit karantinën?

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 19:39 | Sociale
Koronavirusi nuk është lojë fëmijësh... si po e

Nëse ka një lajm të mirë në këtë periudhë të errët të njerëzimit, ai është lajmi se fëmijët nuk janë të preferuarit e koronavirusit. Ata do të triumfojnë ndaj kësaj pandemie sepse janë më të fortët, por si e kuptojnë fëmijët virusin? Çfarë dinë ata për koronavirusin dhe pse janë më të dëgjuarit në këtë pandemi?

Të njëjtën mënyrë jetese me fëmijët e gjithë botës po ndajnë edhe fëmijët në Shqipëri. Thuajse të gjithë i ka marrë malli për gjyshërit, por koronavirusi nuk është më lojë as për ta.

Megjithatë, një muaj izolim në të vërtetë nuk është aspak një periudhë e thjeshtë për të gjithë, për të rritur e fëmijë. Ka momente tensioni, pakënaqësish dhe shqetësimi. Ajo çka shohim të postuar në rrjetet sociale është një fëmijëri e gëzuar në karantinë, por kjo është vetëm maja e një ajsbergu që nuk duket.

Por, si është në të vërtetë një ditë karantine për fëmijët? Për më të rriturit nis me mësimet online dhe thuajse mbyllet sërish me to, ndërsa për më të vegjlit alternativat janë më të shumta. Por momentet më të bukura duket se janë ato që shoqërohen me muzikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu