Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nënkryetari i PD: Bizneset po falimentojnë, Rama bën si kloun

Nga A2 CNN
26 Prill 2020, 14:51 | Politikë
Nënkryetari i PD: Bizneset po falimentojnë, Rama bën si kloun

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, me anë të një statusi në Facebook ka bërë një reagim ndaj kryeministrit Rama, i cili mëngjesin e sotëm mohoi akuzat e ngritura gjatë këtyre ditëve nga PD-ja, në lidhje me “tenderë sekretë”, por dhe paketat ekonomike.

Spaho thekson se Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët. “Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si kloun. Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderëve sekretë. Kaq mjafton që t'u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD-së dhe të medias, dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize”.

Më tej, Spaho shkruan se shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. “Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve. Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën klounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë”.

https://a2news.com/2020/04/26/nga-tenderet-sekrete-te-ndihma-ekonomike-rama-i-pergjigjet-akuzave-te-pd/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani