Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Faza e dytë e rihapjes, Italia zbulon planin për lehtësimin e masave

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 10:14 | Bota
Faza e dytë e rihapjes, Italia zbulon planin për lehtësimin e

Italia nis bashkëjetesën me virusin. Në një fjalim televiziv, kryeministri Giuseppe Conte, zbuloi planin për rikthimin gradual në normalitet, pas kufizimeve të vendosura 7 javë më parë në përpjekjen për të ndalur përhapjen e pandemisë.

Nga 4 maji, kur fillon faza e dytë e rihapjes, qytetarët do të lejohen të vizitojnë të afërmit në numër të kufizuar. Parqet, fabrikat dhe zonat e ndërtimit do të rihapen, por shkollat nuk do të nisin para shtatorit.

Brenda rajonit, lëvizja do të jetë e lejueshme, por jo jashtë tij. Ceremonitë mortore do të zhvillohen, por me një numër maksimal prej 15 pjesëmarrësish.

https://a2news.com/2020/04/26/kryeministri-italian-shkollat-do-te-rihapen-ne-shtator/

“Nga 18 maji do të rihapen pikat e tregtimit me pakicë, muzetë, ekspozitat dhe do të lejohen stërvitjet sportive. Nga një qershori hapen edhe baret, restorantet dhe sallonet e bukurisë”, deklaroi kryeministri italian.

Strategjia e fazës së dytë të rihapjes zbulohet ndërsa Italia shënoi bilancin më të ulët të viktimave ditore, që prej 14 marsit. Autoritet shëndetësore raportuan 260 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 26 mijë e 644 jetë të humbura.

Edhe rastet me COVID-19 kanë rënë dhe autoritetet besojnë se kurba e infektimit është e ulët mjaftueshëm për të jusitifikuar një lehtësim të kujdesshëm të kufizimeve.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani