Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Injektimi i dezinfektantëve, zyrtarët e lartë “mbulojnë” Trumpin, media: Po humbasin kredibilitetin

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 23:16 | Bota
Injektimi i dezinfektantëve, zyrtarët e lartë

U vu në qendër të kritikave që nuk e ndali presidentin amerikan Trump, ndërsa ky i fundit kërkonte që shkencëtarët të studionin injektimin e dezinfektantit në trup, si një formë për të luftuar koronavirusin.

CNN shkruan se Deborah Birx, koordinatore e Task Forcës për Covid-19 në Shtëpinë  e Bardhë, një fizikante dhe diplomate, kompromentoi edhe detyrimin e saj ndaj shkencës, kur në të kundërt nga çfarë pritej, justifikoi deklaratat e Trump, duke thënë se ai thjesht ka mënyrën e tij se si e përpunon informacionin me zë të lartë.

Kamerat e fokusuan duke shprehur habi dhe siklet nga deklarata e Trump mbi injektimin e dezinfektantëve apo përdorimin e dritës ultravjollcë kundër koronavirusit, gjithsesi ajo zgjodhi të ketë një komunikim me mediat një ditë më pas për të sqaruar deklaratat e presidentit. Por, Birx nuk ia doli t’i përgjigjej pyetjeve të drejtpërdrejtë gazetarëve lidhur me dështimin e Shtëpisë së Bardhë për të siguruar një infrastrukturë të besueshme kombëtare për testimin e qytetarëve, gjë që ngriti akoma më tepër dyshimet mbi besueshmërinë e saj.

Sjelljet e Birx tregojnë se zyrtarët e lartë të administratës shëndetësore, po vënë në rrezik reputacionin e tyre për të amortizuar deklaratat e pavenda të presidentit. Në një intervistë për CNN, Birx tha se ajo nuk e kupton pse po flitet ende për këtë gjë. “Unë ja sqarova dhe ai e kuptoi që kjo metodë nuk mund të përdorej si trajtim. Nuk e kuptoj pse ende kjo përben lajm, ne po humbasim fokusin e vërtetë të situatës që është se si qytetarë amerikan, ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin”, tha Birx. Ditët e fundit, administrata Trump është vënë në qendër të kritikave për numrin e ulet të testeve që kryhen aktualisht, por edhe për numrin e ulët të testeve të kryera në nisje të pandemisë, çka pengoi përpjekjet e qeverisë për ta parandaluar atë. Dështime të ngjashme tani kërcënojnë shpresat e vendit për t'u rikthyer në jetën normale, shkruan CNN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani