Kriza e koronavirusit/ Nga fitues i Roland Garros, në ndihmës në supermarket

supermerkato 600x338

Fjala “shërbim” ka një tjetër kuptim tani për Kevin Krawietz, tenisti gjerman fitues i turneut të fundit Roland Garros në dyshe, bashkë me Andreas Mies. Ai aktualisht po punon në një supermarket, aty ku rregullon prodhimet nëpër rafte.

“Kam disa javë që po punoj në supermarket për 450 euro”, zbuloi tenisti në një intervistë për “Der Spiegel”.

“Bashkë me një shok vendos prodhimet, sigurohem që salsiçet e djathi të jenë në dukje dhe lëviz kutitë. Javën e kaluar punova edhe si roje te dera, dezinfektoja karrocat”, shtoi sportisti gjerman.

Sipas tij, kjo punë e ka bërë që ta kuptojë fatin e madh që ka pasur në jetë, për faktin se pasionin që ka për tenisin e ka kthyer në profesion.