Rritet bilanci i viktimave në Maqedoninë e Veriut, nga nesër gjobë kush nuk mban maskë

virusi maqedoni 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se 4 pacientë të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 65 bilancin total të viktimave në vend.

Personat që humbën jetën ishin nga mosha 47-81 vjeç dhe vuanin dhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Deri në këto momente në Maqedoninë e Veriut raportohen 1399 persona të prekur nga Covid-19, ndërsa 553 prej tyre janë shëruar.

Ndërkohë, nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e pandemisë dhe të gjithë personat që nuk do të kenë maska në vendet publike apo të mbyllura do të gjobiten. Gjoba për personat fizikë do të jetë 20 euro, ndërsa për personat juridikë 2,000 euro.