Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata me pandeminë në rajon, 32 raste të reja në Kosovë, humb jetën një 44-vjeçar

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 09:54 | Kosova
Situata me pandeminë në rajon, 32 raste të reja në

Kosova raportoi të dielën 32 raste të reja me COVID-19, siç bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

 Një 44-vjeçar, i shtruar në spital që prej 17 prillit humbi jetën nga koronavirusi. Siç thuhet, pacienti ishte në gjendje të rëndë dhe vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Kosovë numërohen gjithsej rreth 763 te infektuar dhe 21 humbje jetësh.  Edhe në Maqedoninë e Veriut, të dielën u raportuan 2 jetë të humbura, por shpresëdhënëse është ulja e rasteve te reja, dhe shtimi i të shëruarve.

https://a2news.com/2020/04/21/perballimi-i-pandemise-ne-kosove-morina-ndihmese-mosha-e-re-e-popullsise/

Ndërkohë, 19 persona rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa ata që e fituan betejën me virusin ishin 126.

 Në Serbi, virusi ka prekur mbi 8 mijë vetë e ka marrë 156 jetë njerëzish. Nga sot, në këtë vend, ngrenë qepenat sallonet e bukurisë, palestrat dhe disa biznese të tjera. Greqia vijon të ruajë shifrat nën kontroll, me rreth 2500 të infektuar dhe 134 viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani