Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vriten me armë zjarri dy persona në Lezhë, disa të shoqëruar në komisariat

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 16:47 | Kronikë

Policia e Shtetit bën me dije se janë gjetur të vrarë me armë zjarri dy persona në fshatin Lalm i Vjetër.

Shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, janë gjetur të qëlluar me armë zjarri në një zonë kodrinore të fshatit nga bashkëfshatarët e tyre. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë rrethimin e zonës.

Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por deri në këto momente janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë