Franca gati për rihapje, Philippe: Masat shtrënguese shpëtuan 62 mijë jetë, futbolli rinis në shtator

Përditësuar më: 28/4/2020, ora 16:42
Untitled collage 60 1024x576

Franca gati për rihapje, Philippe: Masat shtrënguese shpëtuan 62 mijë jetë, futbolli rinis në shtator

Përditësuar më: 28/4/2020, ora 16:42

Kryeministri i Francës, Édouard Philippe prezantoi në parlament planin e qeverisë për të lehtësuar masat kundër pandemisë së koronavirusit, i cili deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 23 mijë personave.

Plani i qeverisë do të aplikohet në zona të ndryshme të Francës, por në ato vende që janë të goditura më rëndë nga pandemia do të qëndrojnë në fuqi masat shtrënguese,

Sipas planit të paraqitur nga kryeministri Philippe, kopshtet dhe shkollat fillore do të hapen gradualisht nga 11 maji, ndërsa një javë më vonë dhe shkollat e mesme.

Dyqanet dhe marketet gjithashtu do të lejohen të hapen, por jo baret dhe restorantet. Shitësve me pakicë do t’iu duhet t’iu kërkojnë klientëve të mbajnë maskë ndërsa bëjnë pazarin. Maskat do të jenë të detyrueshme për t’u mbajtur në transportin public dhe shkolla, përveçse në kopshte.

Megjithatë, kryeministri Philippe shtoi se masat nuk do të hiqen nëse numri i rasteve të reja në ditë nuk bien nën 3 mijë deri më 11 maj.

Lajmi tjetër i rëndësishëm që dha kreu i qeverisë ishte që Ligue 1 dhe Ligue 2 në futboll nuk do të luhen as me dyer të mbyllura deri në shtator.