Gjermania prezanton protokollin për rinisjen e Bundesligës

Përditësuar më: 28/4/2020, ora 18:30
bayern 1024x576

Gjermania prezanton protokollin për rinisjen e Bundesligës

Përditësuar më: 28/4/2020, ora 18:30

Gjermania duket se është gati për të përballuar “Fazën e Dytë” dhe në nivelin e futbollit. E përditshmja “Der Spiegel” ka prezantuar së fundmi protokollin për rinisjen e kampionatit, i cili i jep përgjigje dhe një nga pyetjeve që po diskutohet së fundmi dhe në Itali: Çfarë ndodh nëse një futbollist del pozitiv me koronavirus?. Sipas këtij protokolli, futbollisti do të izolohet dhe të tjerët do të vazhdojnë me ndeshjet nën një kontroll të shtuar. Nëse nuk do të shfaqë simptoma do të kalojë dy javë në karantinë dhe në rastin e kundërt do të presë  disa ditë deri sa t’i largohen simptomat për t’u rikthyer me grupin.

Edhe në Gjermani nuk ka akoma një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit, por objektivi është për të nisur pa më vonë, ndoshta në fundjavën e 23 majit. Stërvitjet, me të gjitha masat mbrojtëse tashmë kanë nisur.

Sipas drejtuesve të Ligës Gjermane të Futbollit është e nevojshme që të kujdesesh për industrinë e futbollit, ku janë të punësuar më shumë se 60 mijë persona në të gjithë vendin.

Ndërkohë, sipas llogarive, për përfundimin e sezonit do të duhen 20 mijë tampone, pork jo gjë duket se nuk përbën problem për Gjermaninë, e cila deri në këto momente ka testuar mbi 2 milionë banorë.

Protokolli për rifillimin e kampionatit parashikon shumë masa, nga shishet e ujit të personalizuara, dorashka për stërvitjet në palestër dhe numrin maksimal të personave në stadium. Publiku natyrisht që do të qëndrojë jashtë, por në stadium do të ketë 300 persona të ndarë mes dy ekipeve, ku përfshihen futbollistët, stafi, mjekët dhe drejtuesit.