Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

Italia zgjedh datat e rikthimit të Serisë A

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 08:11 | Futboll
Italia zgjedh datat e rikthimit të Serisë A

Në Itali ka nisur faza e dytë edhe për futbollin. Seria A ka përzgjedhur disa data në kalendar për t’iu rikthyer aktiviteteve.

Më 4 maj, sportistët do të marrin dritën jeshile për të nisur stërvitjet individuale, por jo brenda qendrave stërvitore.

Ndërkohë, më datë 18 maj është parashikuar që të nisin përgatitjet e skuadrave, natyrisht duke ndjekur protokollin shëndetësor të autoriteteve vendore.

Për ndeshjet e kampionatit, ideja në Itali është që Seria A të kthehet në fushë ndërmjet datave 10 dhe 12 qershor. Ndërkohë, skuadrat elitare kanë nisur të organizohen, duke njoftuar futbollistët të rikthehen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu