Kriza në Kosovë, Hoti: Nesër nënshkruhet marrëveshja për qeverinë e re

mustafa hoti 1100x620

Kandidati i LDK për kryeministër Avdullah Hoti tha për mediat se nesër pritet të finalizohet marrëveshja për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Hoti tregoi për gazetarët se AKR ka rënë dakord për të qenë pjesë e koalicionit dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes do t’i dërgohet një letër presidentit Thaçi u do t’i tregohet se e ka shumicën për krijimin e qeverisë.

“Besoj që nesër do të përmbyllim marrëveshjen dhe do të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Me disa prej partive të koalicionit jemi duke i finalizuar edhe emrat e ministrave, por edhe parimet e qeverisjes sepse kjo për mua është esenciale”, tha Hoti.

Qeveria e re e Kosovës pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma, Lista Serbe dhe AKR.