La Liga vendos datën e rikthimit në fushë

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 14:26
barcelona 1

La Liga vendos datën e rikthimit në fushë

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 14:26

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez doli në një konferencë për shtyp pasditen e së martës ku shpjegoi masat lehtësuese që do të ndërmerren në të gjithë vendin pas përmirësimit të situatës nga koronavirusi.

Përsa i përket futbollit, në Spanjë janë parashikuar 4 faza për kthimin në normalitet dhe secila prej tyre do të zgjasë 2 javë. Në fazën 0 që do të nisë në 4 maj do të jetë e mundur për atletët profesionistë që të stërviten individualisht. Në Fazën 1, jo më parë se 18 maji është parashikuar kthimi i stërvitjeve në grupe për skuadrat e kampionateve profesioniste, përfshi këtu La Liga.

Në ndryshim nga vendet e tjera, më 4 maj, futbollistët spanjollë mund të bëjnë stërvitje individuale në qendrat sportive, me top dhe fushën e lojës, nëse përgatitësit do ta shohin të mundur. Më 18 maj është parashikuar stërvitja në grupe të vogla prej 6 lojtarësh.

Në 1 qershor mendohet se do të kryhen stërvitjet e para të ekipit nën protokolle shumë të rrepta sigurie. Futbollistët mendohet që të mbahen në ambientet e klubit, kusht të cilin ata deri në këto momente e refuzojnë.

5 qershori është data e parë e mundshme për të rinisur La Liga-n edhe pse zërat flasin për shtyrjen dhe me një javë tjetër.