Moratti mbyll kampionatin: Më mirë të mendojmë për tjetrin

Përditësuar më: 28/4/2020, ora 17:44
moratti 1024x576

Moratti mbyll kampionatin: Më mirë të mendojmë për tjetrin

Përditësuar më: 28/4/2020, ora 17:44

E ndërsa Lega, FIGC dhe qeveria italiane janë në mes të një debati të zjarrtë për çështjen e rinisjes apo jo të kampionatit, ish presidenti i Interit, Massimo Moratti i ka idetë e qarta.

“Unë mendoj që duhet të mendojmë për kampionatin e ardhshëm. Të rifillojmë tani më duket shumë e rrezikshme dhe humbje kohe.  Me durim të pashtershëm dhe shpirtin e sakrificës do të kalojmë dhe këtë moment të vështirë përballë një armiku të padukshëm”, shprehet Moratti për një radio italiane.

Më tej ai shton: “Është e nevojshme të zbatojmë urdhrat e mjekëve dhe të bëjmë zgjidhje inteligjente. Qyteti i Milanos do ta marrë veten nga kjo situatë. Koronavirusi do të sjellë një ndryshim të madh në shumë sektorë, jo vetëm në futboll. Shumë shtete të tjera kanë marrë një goditje që “i ka shtrirë përdhe”. Ky është një mësim që na tregon se duhet t’i ndryshojmë gjërat”.