Sezoni turistik gjatë koronavirusit, resortet mund të krijojnë “korridore për turistët”

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 14:50
Untitled collage 61 1024x576

Sezoni turistik gjatë koronavirusit, resortet mund të krijojnë “korridore për turistët”

Përditësuar më: 29/4/2020, ora 14:50

Ministrat e Turizmit në Evropë janë duke kërkuar krijimin e “korridoreve për turistët” në mënyrë që resortet turistike të mund të hapen në kohë për sezonin veror.

Drejtuesit e Turizmit nga 9 vende, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë dhe Spanjë i shkruan një letër krerëve të Bashkimit Evropian ku parashtronin rreziqet se industria e turizmit mund të falimentojë nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.

Idetë që po diskutohen përfshijnë një sërë rregullash dhe protokollesh në mbarë Evropën për mbërritjen dhe largimin e turistëve, të cilat një ministër i cilësoi si “Pasaportë për Covid-19”.

Një i ashtuquajtur “korridor për turistët” do të ketë të përfshira rregullat strikte të distancimit social, programe testimi që do të lejojë parandalimin e çdo përhapje të mundshme të infeksionit.

Disa vende të BE-së po shqyrtojnë mundësinë se si të lejojnë rihapjen e resorteve, por kërkojnë nga Brukseli që të hartojë një plan, në një përpjekje për të shmangur një situatë kaotike të marrëveshjeve dypalëshe, të cilat krijojnë konfuzion për udhëtarët.

Ministrja malteze e Turizmit, Julia Farrugia Portelli kërkoi vendosjen e “korridoreve të sigurta në mes të territoreve dhe rajoneve”, të cilat do të përfshijnë “protokolle të reja për fluturimet, akomodimet, ushqimin dhe vizitat turistike”.

Ajo shtoi se vendet duhet të angazhohen për të hapur turizmin sa më shpejt që të jetë e mundur. “E di që ka rreziqe, por ne duhet t’i menaxhojmë ato”, u shpreh Portelli.